QENDRA E TRANSFERIMIT TË TEKNOLOGJIVE BUJQËSORE VLORË
KARTË TEKNOLOGJIKE
E RE
Mënyrat e reja të menaxhimit të tokës në kulturat drufrutore.
Kontrolli i vegjetcionit spontan paraqet probleme të ndryshme krahasuar me ato të kontrollit të sëmundjeve dhe parazitëve. Barërat konkurruese dëmtojnë seriozisht rendimentin dhe cilësinë e prodhimit të kulturave të mbjella, sidomos kur konkurrojnë për dritë, ujë dhe lëndë ushqyese. Barëra konkurruese konsiderojmë ato bimë që rriten ku nuk dëshërohen duke interferuar objektivat dhe kërkesat e njeriut. Ky koncept mbetet gjithmonë relativ sepse shpeshherë e njëjta specie, në disa kushte rezulton e dobishme, në kushte të tjera është e dëmshme. Një shembull emblematik është rasti i Lolium Temulentum, që mund të konsiderohet si një kulturë për të ushqyer njerëzit, një bazë e mirë foragjere për blegtorinë, dhe nga ana tjetër është mjaft i dëmshëm pasi infekton të lashtat. Në këtë kontekst paraqitet i domosdoshëm luftimi tyre. Kontrolli i vegjetacionit spontan është një teknikë agronomike, nisur nga njohja e biologjisë dhe ekologjisë së tyre, duke vënë në përdorim të gjitha metodat direkte e indirekte për të eleminuar ose parandaluar mbirjen e tyre.
Në këto teknika menaxhimi rendisnim:
Kontrolli mekanik: Punimi, plugimi, punimi minimal, ekspozicioni i farërave në diell, frezimi, kultivimi, kositja.
Kontrolli fizik: Mulçirimi, mbulimi me plasmas transparent për të eleminuar mbirjen e farës nëpërmjet rrezeve diellore, pirodizerbim (eliminimi me djegie, praktikë tashmë e abandonuar).
Mulçërimi është një mënyrë e thjeshtë për të zvogëluar humbjen e ujit nga bimët dhe toka, si dhe për të shtuar ngadalë lëndët ushqyese përsëri në tokë. Lëndët që përdoren për mulçërimin e tokës vijnë në forma organike dhe jo-organike, ato ndikojnë në aciditetin e tokës, aftësinë e mbajtjes së ujit dhe nivelin e ushqyesve. Të gjitha janë të rëndësishme për shëndetin e mirë të bimëve. Bimët e shëndetshëm janë të pajisur më së miri për të mbijetuar nga kushtet e thatësirës. Gjethet, torfa, hala pishe, tallash, druri janë material që mund të përdoren për mulçërim.
Aplikimi i mulçërimit i zvogëlon problemet. Shtresa e përdorurur për mulçërim duhet të jetë në një thellësi prej 10-15 cm për mbajtjen maksimale të lagështirës. Nuk rekomandohet një shtresë e trashë për mulçërim pasi rrënjët do të rriten brenda kësaj shtrese dhe pastaj do të kalben.
Mulçërimi veror rreth pemëve frutore është i domosdoshëm për ruajtjen e ujit dhe ndihmon tokën të ruajë lagështinë.
Përfitimet e Mulçërimit:
Kjo shtresë vepron si një mbulesë që mbron tokën nën të.
Siguron një ambjent të përshtatshëm për organizmat e dobishëm si krimbat, kërpudhat dhe mikrobet që mbështesin shëndetin e bimëve.
Në verë, shtresa mban temperaturën e tokës të mos nxehet shumë. Në dimër mulçërimi parandalon që toka të thahet shumë shpejt.
III. Metoda kimike
Lufta kimike, është një praktikë e përgjithshme që përdoret në pjesën më të madhe të sipërfaqes së mbjellë me drufrutorë e vreshta, për arsye të kostos së ulët dhe shpejtësisë së realizimit. Një faktor tjetër që ka përcaktuar përhapjen e kësaj praktike është shtimi i sipërfaqeve me mbjellje të reja, dendësi të lartë dhe sistem rrënjor shumë sipërfaqësor, pasi nuk lejon punime mekanike në rresht.
Nëse, përdorimi i herbicideve me veprim gjethor, mbetet konstant, përdorimi para mbirjes së barërave konkurrues është drejt eleminimit.
Trajtimet dhe ndërhyrjet në barërat konkurrues në pemtari, realizohen në periudhën e zhvillimit më intensiv të tyre.
Herbicidet ndahen në:
Përdorimi i herbicideve vitet e fundit luan një rol të rëndësishëm gjatë periudhës së vegjetacionit në drufrutorë e vreshta.
Përdorimi i preparateve të vjetra si: (Paraquat, Diquat), tashmë është kufizuar dhe po shkon drejt eleminimit, për shkak të profilit të disfavorshëm ekotoksikologjik, ndërsa është standartizuar përdorimi i formave të ndryshme me bazë Glyphosate e Glyphosate Ammonium.
Këto herbicide ndahen në:
– Lëvizin në brendësi të bimës;
– Nga rrënjët në gjethe, ndikohen nga drita, era, temperatura, lagështia e ajrit dhe e tokës;
– Nga gjethet në rrënjë, ndikohen nga faza dhe gjendja shëndetësore e bimës, drita, temperatura dhe lagështia e ajrit.
Për përdorimin e herbicideve në kulturat drufrutorë e vreshta, nuk është e lehtë të përcaktosh kalendarin e trajtimeve sepse, dinamika e zhvillimit të barërave konkurrues, një e shumëvjeçarë, ndikohet shumë nga temperaturat dhe rreshjet.
Nga eksperienca e viteve të fundit konfirmohet domosdoshmëria e trajtimeve në periudhën e vjeshtës, pak para rënies së gjetheve. Me ndërhyrjet e kryera në këtë periudhë, vetëm me herbicide kontakti, eleminohet 50 % e barërave konkurrues, pjesa tjetër thahet me trajtimet e pranverës.
Herbicidet me veprim gjethor përdoren në fillim të pranverës ose në pranverën e vonshme, kur vrehen kushte më të mira të lagështisë në tokë, duke evituar përkohësisht krasitjen, mbeturinat e së cilës pengojnë lëvizjen normale të mjeteve mekanike për kryerjen e trajtimeve.
Kushte të prodhimit të integruar
Në fermat e prodhimit të integruar shfaqen vështirësi në menaxhimin e vegjetacionit të barërave konkurruese.
Në këtë rast, ndalohet përdorimi i herbicideve para mbirjes së barërave konkurruese, sepse dozat maksimale të Glyphosate dhe Glyphosinate Ammonium, janë të pamjaftushme për të garantuar dëmtimin, përsa i përket specieve shumëvjeçare si; grami (Cynodon Dactylon) dhe drethëza (Convolvulus Arvense). Për dozat e lejuara të këtyre produkteve është e domosdoshme që trajtimet të kryhen në fazat e para të zhvillimit, duke i përsëritur, çdo 40-60 ditë, në varësi të temperaturave.
Krahasuar me frutikulturën konvecionale, rezultojnë të dobishme trajtimet e kryera në fund të vjeshtës, pasi frenohet zhvillimi i barërave konkurrues në pranverë. Ndërsa nuk është problem zhvillimi i graminaceve dhe dykotiledoneve njëvjeçare, siç kemi përmendur më lart por, vështirësi paraqesin infeksionet nga grami (Cynodon Dactylon) dhe drethëza (Convolvulus Arvense).
Në qoftëse gjatë trajtimit të drethëzës (Convolvulus Arvense), një veprim i shpejtë tharje shkaktohet nga Glyphosinate Ammonium ose Glyphosate + Oxyfluorfen (doza të reduktuara), ndërsa për të frenuar zhvillimin e gramit (Cynodon Dactylon), nuk lejohet përdorimi i graminacideve specifike të autorizuara për kulturat drufrutore, zgjidhja e vetme është trajtimi i vatrave të infeksionit nga grami (Cynodon Dactylon) me doza të përqëndruara të Glyphosate.
Këshilla për përdorimin e herbicideve
Për të evituar fenomene të panevojshme të fitotoksicitetit është e domosdoshme të përdoren preparate të përshtatshme, kryesisht produkte me bazë Glyphosate, veçanërisht në pemtoret e reja të pa drunjëzuara.
Problem mund të jetë përcaktimi i dozave që duhen përdorur, (përqëndrimi për hektolitër ujë). Duke qënë se dozat e preparatit gjatë trajtimit nuk njihen mirë, mund të dalin probleme në përdorimin jo të mjaftushëm të herbicideve me veprim gjethor ose nga mbidozat me efekte toksike, për herbicidet që përdoren para mbirjes së barërave konkurrues.
Parcelat që karakterizohen nga prania e lastarëve të shumtë në trungun e bimës, mund të jetë i rrezikshëm përdorimi i preparative të sistemit, sidomos në fund të verës, kur bimët fillojnë grumbullimin e lëndëve rezervë. Në këtë rast është e nevojshme të ndërhyhet mbi thithakët e zhvilluar me produkte me veprim kontakti si psh: Glyphosinate Ammonio ose Diquat duke siguruar spërkatje uniforme të gjetheve.
Për kryerjen e trajtimeve me përbërës hormonik me bazë MCPA, është mirë të zgjidhen produkte në formë kripërash përzier me vajra mineralë, më pak të avullueshme krahasuar me esteret, duke ndërhyrë në orët më të freskëta të ditës dhe në mungesë të plotë të erës.
Përsa i përket përdorimit të herbicideve para mbirjes së barërave konkurrues, duhet të përcaktojmë me kujdes dozat, duke përdorur më të ultat: në toka të shkrifta, në pemët frutore me sistem rrënjor sipërfaqësor dhe kur në tokë të sigurohet lagështi konstante.