18.11.2019
Në kuadër të javës italiane të kulturës, u prezantua sot projekti “Food4Health”, i mbështetur nga asistenca financiare e BE-së, Interreg IPA, CBC. Ky projekt ka për qëllim të përmirësojë konkurrencën dhe të favorizojë hyrjen në treg të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme nëpërmjet përmirësimit të teknikave të prodhimit, transferimit, ndarjes dhe adoptimit të standardeve evropiane të cilësisë si dhe përmirësimit të produkteve tipike dhe tradicionale të sektorit agroushqimor dhe peshkimit. Po kështu përmes këtij projekti synohet rritja e bashkëpunimit ndërkufitar Itali-Shqiperi-Mali Zi në kuadër të përmirësimit dhe adoptimit të praktikave më të mira në kuadër të Ndermarrjeve te Vogla dhe të Mesme.